Kryeprokurori serb: Në fund të këtij viti, ose në fillim të vitit të ardhshëm do të merret vendim për aktakuzën kundër Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 02 December 2024
Kryeprokurori publik i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviq, ka deklaruar se në fund të këtij viti, ose në fillim të vitit të ardhshëm do të merret vendim për aktakuzën kundër Milan Radoiçiqit për sulmin në Banjskë vitin e kaluar.
Siç ka bërë të ditur ai, po kontrollohen të gjitha pretendimet e të dyshuarit, të cilat i ka bërë gjatë marrjes në pyetje në Departamentin e Hetimeve Kriminale në Beograd, raportoi mediumi serb“Danas”.
Gjatë hetimeve thuhet se janë kryer mbi 40 veprime procedurale.
“Vendimi për ngritjen e aktakuzës do të merret në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm”, ka thënë Sfanoviq për “Kosova Online”, duke shtuar se pret bashkëpunim adekuat me EULEX-in. “Është kërkuar dorëzimi i raportit për hetime, fotodokumentacioni, raportet e autopsisë së të gjithë personave të vdekur, raportet mjekësore të të gjithë personave të lënduar. Janë kërkuar edhe procesverbalet nga ekspertiza e armëve, municionit dhe mjeteve shpërthyese, si dhe procesverbalet nga marrja në pyetje e të pandehurve dhe marrja në pyetje e dëshmitarëve”, ka shtuar Stefanoviqi.
Sipas urdhrit të këtij hetimi, Radoiçiqi akuzohet se me persona të tjerë të panjohur ka kryer tri vepra penale – shoqërim me qëllim të kryerjes së veprave kriminale, prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim të paligjshëm të armëve të zjarrit dhe lëndëve shpërthyese dhe vepër e rëndë ndaj sigurisë së përgjithshme.
Të tjera
-
Berisha: Naser Hafizi a është hajn? Ministri: Është në burg
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha e pyeti ministrin ...
-
Politikania e njohur zvicerane Marianne Binder e mahnitur nga prezenca e madhe e përkrahësve të LDK-së në Olten
Politikania e njohur zvicerane, Marianne Binder, është shprehur e mahnitur ng...
-
“E keni vrạ në burg”, Haxhiu i kthehet rastit Dehari, disa deputetë i thërrasin “Marre”
Ministrës së Drejtësisë, Albulena Haxhiu iu përmend moszbardha e rastit të vd...
-
Deputeti gjerman: Sulmi terrorist në Kosovë ngjan me strategjinë ruse në Ukrainë
Deputeti i Gjermanisë, Thomas Hacker, ka komentuar sulmin terrorist në Zubin ...
-
Shpërthimi në Ibër – Lepenc, sërish reduktime në Fushë Kosovë, Obiliq e Drenas
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në komunat Fushë ...
-
A jeni ”Cool” për me shku në Stand-Up e Fisit ? Biletat janë në shitje për datën 25 dhjetor në Klan Arena
Komediani i njohur kosovar, Fisnik Çerkini, i cili është themelues i profilit...
-
“Erdhi një person i dërguar nga Kurti kërkonte me e ble votën time”: Marigona Geci ia publikon përgjimin LVV-së në Kuvend
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Marigona Geci ka akuzuar partinë ...
-
Sulmi në Ibër-Lepenc: Shkon në 10 numri i të arrestuarve
Ka shkuar në 10 numri i të arrestuarve për sulmin e së premtes që ndodhi në f...
-
Visar Azemi: Rugova lider i pathyeshëm në rrugën për liri dhe pavarësi të Kosovës
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati për depute...
-
“Rrenc, shpifës”, përplasen ministri Vitia e deputeti Haxhiu
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia jan...
-
Osmani s’ishte në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë pas sulmit në Veri, këtë mekanizëm kreu i shtetit e drejton veç në gjendje të jashtëzakonshme
Në ora 1:30 të së shtunës Këshilli i Sigurisë mbajti mbledhje të jashtëzakons...
-
Mbyllet të enjten për qarkullim për tri orë segmenti Kijevë-Dollc, shkak disa punime
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoft...