Lajme

Kryeprokurori serb: Jemi duke verifikuar deklaratën e Radoiçiqit, po mblidhen prova

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 18 December 2023

“Po verifikohet dëshmia e Millan Radoiçiqit, i cili ka pranuar se ka organizuar një grup të armatosur në fshatin Banjskë, si dhe po mblidhen prova për bashkëpunimin me MPB-në dhe Drejtorinë doganore për të përcaktuar origjinën e armëve dhe kanaleve përmes së cilave kanë shkuar në Kosovë”, ka thënë kryeprokurori publik serb Nenad Stefanoviq nga Prokuroria e Lartë Publike në Beograd.

Ai ka thënë se “presioni i publikut, qoftë edhe i komunitetit ndërkombëtar nuk duhet të ndikojë në rrjedhën e kësaj procedure, përfshirë edhe këtë që është në fazën e hetimit”, transmeton Paparaci.

I pyetur se çfarë pret nga procedura kundër babait të djalit, i cili vrau nëntë nxënës dhe një roje në shkollën fillore “Vlladislav Ribnikar”, dhe të tjerët të përfshirë në aktakuzën e 10 tetorit, Stefanoviq tha se Prokuroria në bashkëpunim me MPB-ja dhe BIA, kanë siguruar prova të mjaftueshme për dënim.

-Advertisement-

“Unë pres që të dëmtuarit të kenë së paku ndonjë satisfaksion, e kjo është që të pandehurit të dënohen në përputhje me ligjin me dënimet e propozuara në aktakuzë, sepse besoj se në këtë rast nuk ka rrethana lehtësuese”, ka thënë Stefanoviq.

Në një intervistë për gazetën serbe “Kurir”, të cilën PLP ka publikuar në faqen e saj të internetit, Stefanoviq gjithashtu ka thënë se gjyqtarët dhe prokurorët publikë, si bartës të funksioneve publike, duhet të mbrojnë ligjin dhe reputacionin e gjyqësorit dhe të mos jenë instrument në duart e interesit dhe grupeve politike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera