Lajme

Kryeprokurori i Prizrenit tregon se si u kërcënua prokurori Besim Susuri

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 14 June 2017

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, në një prononcim për “Arbresh.info”, ka treguar se si është kërcënuar prokurori i kësaj prokurorie, Besim Susuri.

Sipas kryeprokurorit Shala,  ende nuk dihen personat dhe arsyeja e këtij kërcënimi, mirëpo kërcënimi është bërë përmes rrjetit social tek fëmijët e prokurorit Susuri, dhe kërcënimi ka qenë për jetë.

“Nuk e dimë akoma jemi duke e hetuar rastin. Janë  persona të panjohur për momentin.  Kërcënimi është bërë përmes facebook-ut, dhe u është dërguar fëmijëve të prokurorit Susuri.  Nuk e di tekstin saktësisht çka e kanë kërcënuar se ende nuk kemi lëndë, rasti po hetohet nga policia, veç  e di që ka qenë kërcënim për jetë”, u shpreh  kryeprokurori Admir Shala për “Arbresh.info”.  Sipas tij, kërcënimi ndaj prokurorit Susuri është bërë javën e kaluar.

-Advertisement-

Ndryshe Këshilli Prokurorial ka reaguar ndaj këtij kërcënimi, duke kërkuar që kërcënime të tilla të  merren shumë seriozisht.

Këshilli po ashtu ka bërë me dije se  qëndron fuqishëm pranë prokurorëve, i mbështet ata në punën e tyre të përditshme dhe i inkurajon në përmbushjen e misionit të tyre, si dhe ka siguruar që kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës të cilën e meriton kjo situatë.  /Arbresh.info/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera