Lajme

Kryeprokurori i Prishtinës: Me Agron Mustafën përshëndetemi kurdo që takohemi

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 30 December 2017

Kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka ka thënë për Express se nuk i kujtohet të jetë takuar me drejtorin e Valës, Agron Mustafa. Ka thënë se nuk e njeh as policin Avni Berishën, i cili ia ka përmendur emrin Kryeprokurorit të Themelores.

Në përleshjen që ka ndodhur sot ndërmjet policit, Avni Berisha me Drejtorin e Valës, Agorn Mustafa, është përmendur edhe emri i Kryeprokurorit të Themelores në Prishtinë, Imer Beka.

Polici Berisha tha se Mustafa e kishte akuzuar se para një jave i kishte fotografuar në një lokal në Prishtinë në kohën kur ky i fundit shoqërohej nga Kryeprokurori Beka dhe një i dyshuar, Blerim Potera.

-Advertisement-

Në një bisedë për Express, Beka ka thënë se nuk e njeh as policin Berisha dhe as Blerim Poterën. Ka thënë vetëm se me Agron Mustafën njihet dhe përshëndetët kudo që e takon.

Nuk ka mundur të konfirmojë nëse ka pirë kafe para një jave me Agron Mustafën, vetëm, ka thënë se i flet kudo që e takon.

“Përshëndetem me Agron Mustafën. Nuk më kujtohet nëse para një jave kam pirë kafe me te”, ka thënë Beka, për Express, të shtunën.

Sidoqoftë, Agron Mustafa, drejtor i Valës, ka denoncuar sot në Polici për sulm fizik drejtorin e Antikrimit, Nazim Sahiti dhe policin Avni Berisha.

Edhe Sahiti, por edhe Berisha kanë mohuar mundësinë ta kenë sulmuar Agron Mustafën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera