Kryeprokurori Isufaj pas pretendimeve të Haki Abazit: Të hënën do ta intervistojmë Albin Kurtin

Autori: Gazeta inFokus
11:14 | 16 February 2023
Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, sot i ka dhënë fund “luftës së ftohtë’ të tij me kryeministrin Kurti duke bërë pretendime të forta kundër tij. Mes tyre ishte edhe fjala për një video-inçizim që sipas tij do të zbardhte zhdukjen e mostrave në IML të Astrit Deharit.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka dhënë një përgjigjje për Gazetën Nacionale, për pretendimet e Abazit se duhen të intervistohen kryeministri Kurti e ministrja Haxhiu për zhdukjen e mostrave në rastin Dehari.
Isufaj ka thënë se kjo do të ndodhë në ditën e ardhshme të punës.
“Nëse ka thënë ashtu, ne nëser do ta intervistojmë Kurtin e Haxhiun. Në fakt të hënën, meqenëse nesër nuk është ditë pune, menjëherë në ditën e ardhshme të punës, do t’i i ntervistojmë.” – ka thënë Isufaj.
Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka “shpërthyer bombën” me deklaratat e tij në konferencën e sotme për media në hollin e Kuvendit.
Abazi tha se ka video-incizime që dëshmojnë kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Audio-incizimet konfirmojnë diskutimin ndërmjet Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusarit e Dejona Mihalit për ngulfatjen e zërit të deputetëve brenda Kuvendit. Video-incizimet janë ato që ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit”, tha Abazi.
Sipas tij, pyejet që ka ngritur ai rreth rastit Dehari, kanë bërë që të kërkohet shkarkimi i tij.
Hulumtimi im, diskutimet që kam bërë me njerëz përgjegjës kanë sjellur tek shkarkimi dhe anatemomi brenda VV-së. Shkarkimi im është minor ndaj borxhit që kemi se ka ka ndodhur me rastin Dehari, si është e mundur në pushtetin e VV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit, dhe kryeministri Kurti të mos e thotë asnjë fjalë të vetme”, tha Abazi më tutje.
“ As si deputet nuk mund të rrijmë të heshtur përballë një procesi të tillë, dhe duhet ta kryejmë punën që na takon për ta zbardhur këtë temë. Instituti monitorohet 24 orë nga kamerat dihet qartë se kush ka hyrë tek frigoriferi dhe ka nxjerrë mostrat që kanë qenë të vendosura nën mostrat tjera dhe janë zhdukur. Porosia ime për Albulena Haxhiun është që të kryejë punën e saj”, deklaroi Haki Abazi.

Të tjera
-
Haradinaj mbi 37 mijë e Limaj mbi 22 mijë, sa vota morën kandidatët e koalicionit AAK- Nisma?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e votave për kandidatët pë...
-
90,41% e vendvotimeve të procesuara, nga sa vota kanë kandidatët e PDK-së për deputetë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ka m...
-
Ky është i dyshuari që thẹri pesë herë me thịkë ‘plakun’ e Bregut të Diellit në burgun e Dubravës
Jo rrallëherë raportohet për përleshje mes të burgosurve në burgje ku po vuaj...
-
KQZ nis publikimin e rezultateve për kandidatë, kaq vota morën 110 kandidatët e VV’së
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e votave për kandidatët pë...
-
KQZ publikon rezultatet për deputetë – Këto janë votat që morën kandidatët e LDK-së deri me tani
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar në faqen e saj rezultatet e kand...
-
90.41% e vendovotimeve të numëruara, KQZ nis publikim e rezultateve të kandidatëve për deputetë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve për kandida...
-
Terras i bën thirrje BE-së t’i heq masat ndaj Kosovës: Janë vënë padrejtësisht
Në seancën e sotme të Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evrop...
-
Cakolli i DnV-së: Nuk janë numëruar 100% të votave
Aktivisti i shoqërisë civile, Eugen Cakolli ka thënë se Komisioni Qendror i Z...
-
Kurti akoma mbanë shpresë, mediumit gjerman i thotë ‘morëm 41% por mund të rritemi’
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë një interviste të tij në “Table Bri...
-
Sụlmohet fizikisht prokurori në Pejë, Ramiz Buzhala- i dyshuari ndalohet 48 orë
Sot është sulmuar fizikisht prokurori në Prokurorinë Themeloren në Pejë, Rami...
-
Ndalohet një person i dyshuar në Ferizaj për “ushtrim ndikimi”
Prokuroria Themelore në Ferizaj bën të ditur se me vendim të Prokurorit të Sh...
-
KEDS zë për herë të dytë një kompani të taksive duke vjedhur rrymën, vlera mbi 25 mijë euro
Kompania e Distribuimit të Energjisë Elektrike (KEDS) ka thënë se brenda pak ...