Lajme

Kryeprokurori i Gjilanit konfirmon hetimet për zbardhjen e vrasjene politike, listat e veteranëve

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 24 December 2017

Në pyetjet e drejtuara kryeprokurorit të kësaj Prokurorie, Jetish Maloku, përmes telefonit, e pranoi se janë në fazën e hetimeve të gjitha rastet e pazbuluara të vrasjeve të personaliteteve publike dhe të gjitha vrasjet e rënda të mbetura në tentativë, gjatë e pas luftës, të cilat kanë ndodhur në Regjionin tonë, e të cilat deri tash kanë qen në duar të zyrtarëve ndërkombëtarë.
Po ashtu Maloku pohoi se janë në hetim e sipër edhe listat e veteranëve të UÇK të kësaj ane, për të cilët dyshohet se bazuar në dëshmi eventualisht, të rrejshme janë futur aty.

Nuk mohoi, por as nuk pohoi se Prokuroria të cilës i prinë, ka pranuar edhe dosje tjera që ka të bëjë me dosje të luftës siç janë ajo e Llashticës, Zhegrës, Lladovës dhe dosje tjera të cilat gjerë më tani kanë qen në duart e prokurorëve ndërkombëtarë, por theksoi se për të gjitha dosjet që do administroj kjo prokurori, do krijoj me shpejtësi ekipe me detyra të veçanta, me zyrtar të të gjitha agjencive, të dëshmuara për hetimin e të gjitha veprave penale, dhe do u shkoj deri në fund këtyre rasteve të pa zbardhura deri më sot, e për të cilat presin sa e sa kohë qytetarët tanë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera