Lajme

Kryeparlamentarja Osmani viziton Pejën

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 28 February 2020

Kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, kwtw tw premte do të qëndrojë në Komunën e Pejës, shkruan gazeta inFokus.

Osmani do të pritet nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri.

Kjo vizitë ka për qëllim njohjen nga afër të punës së kryetarit të Pejës, planet dhe sfidat në qeverisjes komunale.

-Advertisement-

Me këtë rast do të realizohen edhe dy vizita në dy shkolla ku janë duke kryer projekte të rëndësishme për rritjen e cilësisë më arsim.

Osmani do të vizitojë shkollën e arteve “Odhise Paskali” dhe shkollën fillore “Asdreni”.

Pas këtyre vizitave, Osmani dhe Muhaxheri do të marrin pjesë në inaugurimin e shtatores së kampiones olimpike Majlinda Kelmendi.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera