Lajme

Kryeparlamentarja e Shqipërisë për vizitë në Kosovë, Bogujevci shkon dhe e pret në kufi

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 11 September 2024

Kryeparlamentarja e re e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka ardhur në Kosovë për herë të parë në një vizitë zyrtare që prej kur u zgjodh në këtë detyrë më 30 korrik.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, së bashku me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, e mirëpritën atë në kufirin Kosovë-Shqipëri, siç njofton drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës.

“Duke i dëshiruar mirëseardhje, nënkryetarja Bogujevci uroi kryetaren Spiropali për detyrën e re në krye të legjislativit shqiptar dhe mirëpret vazhdimësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes dy Kuvendeve”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera