Lajme

Kryeparlamentari Konjufca, shprehë ngushëllime për vdekjen e babait të Hysni Gicatit

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 27 May 2022

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me anë të një statusi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e babait të Hysni Gucatit, shkruan Gazeta Infokus.

“Me pikëllim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Musli Gucatit, babait të luftëtarit të lirisë, Hysni Gucati”, ka shkruar Konjufca.

Ai ka thënë se Musli Gucati do të kujtohet si prind i dashur e frymëzues i brezave për patriotizëm e atdhedashuri.

-Advertisement-

“Bacën Musli do ta kujtojmë si një prind të dashur e fisnik dhe frymëzues të brezave me patriotizëm dhe atdhedashuri.

Bashkëndjejmë me familjen Gucati, të afërmit dhe miqtë, si dhe iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Konjufca në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera