Lajme

Kryeparlamentari ishte i pranishëm në ndarjen e 28 shtëpive në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 28 November 2018

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, së bashku me përfaqësues të organizatës “Jetimët e Ballkanit”, sot, në kuadër të shënimit të 28 Nëntorit, mori pjesë në ndarjen e 28 shtëpive për 28 familje në nevojë në komunat e Prizrenit, Suharekës dhe Dragashit.

Duke uruar familjet për Festën e Nëntorit dhe për shtëpitë e tyre të reja, kryeparlamentari Veseli tha se solidariteti është virtyt i përcjell brez pas brezi midis shqiptarëve, i cili duhet rritur dhe kultivuar edhe më tej. Kryetari i Kuvendit tha se sado të forta qofshin institucionet dhe sado e madhe të jetë përkujdesja e shtetit ndaj qytetarëve, gjithherë do të ketë nevojë për mbështetje dhe solidaritet midis njerëzve.

“Ndarja e 28 banesave pikërisht me 28 nëntor, në këtë festë të madhe kombëtare, mëton të përçojë mesazhin e afrimit e të bashkimit më të madh të qytetarëve me njëri-tjetrin. E përgëzoj bamirësin Halil Kastrati dhe shoqatën që ai udhëheq për punën e vazhdueshme në ndihmë të qytetarëve në nevojë”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera