Lajme

Kryeminstri Kurti pret në takim presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 25 November 2021

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pritur në takim presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, njofton Klankosova.tv.

Meta u prit sot edhe nga kryetari i kuvendit Glauk Konjufca, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, nga ai i PDK-së Memli Krasniqi dhe i LDK-së Lumir Abdixhiku, me të cilët kanë biseduar për tema të ndryshme.

Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Kosovë, presidenti shqiptar do të mirëpritet edhe nga presidentja Vjosa Osmani.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera