Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ndahet nga partneri, pas dhjetë vitesh lidhje
Autori: Gazeta inFokus
13:43 | 20 October 2023
Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni është ndarë nga Andrea Giambruno, me të cilin ndanë së bashku një lidhje 10-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Meloni, e cila në një postim në Instagram ndau një foto me të dhe vajzën e tyre shtatëvjeçare. Ajo e ka falenderuar për vitet që kanë kaluar së bashku, ndërsa tregon se do të mbeten shokë dhe se do të mbrojë vajzën e tyre. Kryeministrja zbuloi se lidhja e tyre kishte kohë që ishte e krisur.
“Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati dhjetë vjet, përfundon këtu. E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Ginevra. Shtigjet tona kanë ndryshuar për ca kohë dhe ka ardhur koha ta pranojmë atë. Unë do të mbroj atë që ishim, do të mbroj miqësinë tonë dhe do të mbroj, me çdo kusht, një vajzë shtatëvjeçare që e do nënën e saj dhe e do babanë e saj, ashtu siç nuk munda të dua unë timin. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë për këtë. Ps. Të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur në shtëpi, duhet ta dinë se sado që pika e ujit shpreson të nxjerrë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm ujë”, ka shkruar Meloni.
La mia relazione con Andrea Giambruno, durata quasi dieci anni, finisce qui. Lo ringrazio per gli anni splendidi che abbiamo trascorso insieme, per le difficoltà che abbiamo attraversato, e per avermi regalato la cosa più importante della mia vita, che è nostra figlia Ginevra.… pic.twitter.com/1IpvfN8MgA
— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) October 20, 2023
Ndarja e çiftit vjen pas një sërë komentesh të turpshme jashtë transmetimit nga Giambruno, i cili u regjistrua duke bërë komente të seksiste, duke përfshirë një propozim “treshe” dhe duke pyetur një kolege femër “Pse nuk të takova më herët?”. Komentet u transmetuan nga programi televiziv satirik italian Striscia la notizia dhe u bënë shpejt virale.
Striscia la Notizia has published a new off-screen broadcast by Andrea Giambruno, PM Giorgia Meloni's partner.
In the recordings, Giambruno asks a female colleague if she wants to join 'our group', where 'we do threesomes, foursomes, in short, we fuck…', and in the meantime he… pic.twitter.com/PRXoPlAbyi
— Crazy Ass Moments in Italian Politics 🇮🇹 (@CrazyItalianPol) October 20, 2023
Andrea Giambruno, i lindur në Milano në 1981, është katër vjet më i ri se Giorgia Meloni. Takimi i tyre i parë datën në vitin 2014, në prapaskenat e një transmetimi, autor i të cilit ishte Giambruno. Të dy janë shprehur se ishte një dashuri me shikim të parë.
Giorgia Meloni është shprehur më parë për të se ai është një baba fantastik, shumë i pranishëm. “Ai kalon një javë në muaj në Milano, por kur është këtu punon pothuajse gjithmonë në mbrëmje dhe kalon shumë me Ginevrën gjatë ditës. Ndihmojmë njëri-tjetrin, plotësojmë njëri-tjetrin”, ka thënë ajo.

T� tjera
-
Hong Kongu rrit parashikimin e rritjes së PBB-së për vitin 2026 në 4,8 për qind
Hong Kongu e ka rritur parashikimin e rritjes së PBB-së reale për vitin 2026 ...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
































