Kryeministrja e Serbisë thotë se nuk ka kërkesë nga Thaçi për ndonjë vizitë në Preshevë
Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 10 September 2018
Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, ka deklaruar sot se në Qeverinë e Serbisë nuk ka ardhur asnjë paralajmërim për vizitën eventuale të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Preshevë, se dhe ai së pari duhet t’i drejtohet Qeverisë serbe.
“Nuk kemi asnjë paralajmërim. Së pari duhet t’i drejtohet qeverisë së Serbisë. Së pari do të shohim se çfarë do t’i thotë qeverisë së Serbisë, dhe më pas do të vendosim”, ka thënë Brnabiq, transmeton Insajderi.com.
Ajo ka shtuar se “Serbia është vend i cili mund të sigurojë çfarëdo vizitë sepse është stabile dhe ka sovranitet”.
Ajo ka vlerësuar se fjalimi i kryetarit serb Aleksandar Vuçiq në Mitrovicën e Veriut është “historik” sepse, siç pretendon “ka ofruar perspektivën e Serbisë së re, stabile, e cila nuk ka pretendime të fitojë në luftëra, por në ekonomi”.
Duke komentuar incidentet të cilat e kanë përcjellë vizitën e Vuçiqit në Kosovë, ajo pretendon se “edhe një herë është konfirmuar deklarata e saj e mëhershme se liderët momentalë të shqiptarëve të Kosovës janë të paparashikueshëm dhe se nuk i respektojnë marrëveshjet”.
“Për fat të keq ata janë politikanë të luftës, nuk janë politikanë të paqes, por ne do të punojmë sipas porosive të paqes, të cilat i ka dhënë presidenti ynë Aleksandar Vuçiq”, ka deklaruar Brnabiq.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...