Kryeministrja e Serbisë kritikohet nga Gjykata e Hagës për mohimin e gjenocidit
Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 21 November 2018
Kryetari i Gjykatës së OKB-së në Hagë, Theodor Meron, kritikoi kryeministren serbe Ana Brnabiq për mohimin se masakrat e Srebrenicës përbënin një akt gjenocidi.
Kryetari i Mekanizmit për Gjykatat Penale Ndërkombëtare, Theodor Meron, sfidoi kryeministren e Serbisë Ana Brnabiq gjatë takimit të tyre të martën në Beograd lidhur me mohimin e saj se masakrat e Srebrenicës përbënin gjenocid.
“Serbia nuk zgjidh gjë duke kundërshtuar vendimet e një gjykate penale të madhe ndërkombëtare”, tha Meron për Brnabiq, sipas njoftimit për shtyp të MICT.
Ai tha se “një sërë vendimesh” para Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, ICTY, e bënin “absolutisht të qartë se krimet e kryera në Srebrenicë në vitin 1995 përbënin krimin e gjenocidit”.
Brnabiq mohoi se masakrat e korrikut 1995 të boshnjakëve nga forcat serbe të Bosnjës ishin një akt gjenocidi në një intervistë më 14 nëntor për televizionin ndërkombëtar gjerman Deutsche Welle.
“Jo, nuk mendoj se masakra e tmerrshme në Srebrenicë ishte gjenocid”, tha ajo për programin e Deutsche Welle “Conflict Zone”.
Ushtria Serbe e Bosnjës nën komandën e Ratko Mlladiq pushtoi qytetin e Srebrenicës më 11 korrik 1995, pastaj vrau më shumë se 7,000 burra dhe djem nga enklava.
Krimi u përcaktua si një akt gjenocidi nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, si edhe nga ICTY.
ICTY dhe gjykatat vendase kanë dënuar 45 persona me një total prej 699 vjetësh burg – plus tre dënime me burgim të përjetshëm – për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe vepra penale të tjera kundër boshnjakëve në Srebrenicë në korrik të vitit 1995.
Mlladiq u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocidin e boshnjakëve nga Srebrenica, krime lufte dhe krimet kundër njerëzimit në një vendim të shkallës së parë në vitin 2017.
Gjykata me bazë në Hagë, gjithashtu, dënoi ish-kreun politik serb të Bosnjës Radovan Karaxhiq për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit dhe e dënoi me 40 vjet burg në vitin 2016. Të dy burrat po i apelojnë vendimet kundër tyre, raporton BIRN.
Meron shprehu “mospajtim dhe zhgënjim” me intervistën e Brnabiç dhe sugjeroi që “interpretimet ligjore të krimeve ndërkombëtare të lihen më mirë në dorë të gjykatave penale ndërkombëtare”.
Qeveria serbe nxori një njoftim për shtyp në lidhje me takimin midis Brnabiq dhe Meron pa përmendur kritikat e kryetarit të MICT në lidhje me pretendimet e saj për Srebrenicën.
Njoftimi për shtyp fokusohej tek kushtet në burgje të të dënuarve serbë për krime lufte.
Meron është në turin e tij të fundit në ish-shtetet jugosllave para se të tërhiqet nga posti më 18 janar të vitit të ardhshëm. Vendi i tij do të zihet nga gjyqtari Carmel Agius.
Të tjera
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...