Lajme

Kryeministri do ta emërojë për së dyti parkun Adem Demaçi

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 28 July 2018

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ky i fundit sot menjëherë pas ceremonisë mortore të Adem Demaçit, ka bërë propozim vendim për emërimin e parkut të qytetit të Prishtinës në emrin e tashmë të ndjerit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot pas ceremonisë mortore, në nderim të emrit dhe veprës së Adem Demaçit ka marrë propozim vendim për vendosjen e shtatores Adem Demaçi në sheshin “Adem Demaçi” në Prishtinë, emërtimin e Autostradës Prishtinë – Pejë “Autostrada Adem Demaçi” dhe propozimin për të emërtuar Parkun e Qytetit të Prishtinës “Parku Adem Demaçi'”, thuhet në njoftimin për media tës së kryeministrit.

Por si duket kryeministri nuk e ka ditur se parku i qytetit të Prishtinës, veçse mban emrin  “Adem Demaçi”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera