Lajme

Kryeministri suedez thotë se janë shmangur sulmet e planifikuara terroriste

Autori: Gazeta inFokus 21:12 | 17 August 2023

Kryeministri suedez, Ulf Kristersen, thotë se sulmet e planifikuara kundër vendit të tij janë shmangur, pasi shërbimi i sigurisë atje e kishte ngritur nivelin e rrezikut nga kërcënimet terroriste.

Niveli i rrezikshmërisë ka shkuar në dy, i cili konsiderohet prej nivele me kërcënim të lartë. Ndërkaq, nëse niveli kalon nga tre deri në pesë që është maksimumi, do të thotë se ekziston një “kërcënim i lartë” nga ndonjë sulm.

Kryeministri suedez tha në një konferencë për media: “Ne e dimë se sulmet e planifikuara terroriste janë shmangur”. Ndërsa nuk dha detaje të tjera.

-Advertisement-

Sulmet terroriste, vijnë pasi kopjet e Kuranit, u dogjën kohët e fundit në vendin skandinav, nga një pjesë e vogël e aktivistëve anti-islamik. Kjo shkaktoi protesta dhe zemërim të njerëzve në shumë shtete, duke përfshirë Irakun, Iranin, Libanin dhe Jemenin, nga myslimanët që i konsiderojnë aktet e tilla si blasfemi ndaj librit të tyre të shenjtë.

Suedia dhe Danimarka fqinje, të cilat janë ndër vendet më liberale në botë, kanë forcuar kontrollet kufitare nga frika e sulmeve hakmarrëse.

ShBA-ja ka paralajmëruar qytetarët e saj që të jenë tepër të kujdesshëm kur udhëtojnë në Suedi për shkak të sulmeve të mundshme terroriste.

Ushtria suedeze i ka ngritur gjithashtu nivelet e kërcënimit nga terrorizmi për operacionet e tyre, raporton Skynews, transmeton Klankosova.tv

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera