Kryeministri i Spanjës cakton dy afate për Katalonjën

Autori: Gazeta inFokus
20:51 | 30 December 2017
Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ka caktuar dy afate të rëndësishme për Katalonjën. Data 17 janar do të jetë dita kur parlamenti i ri katalan duhet të mbajë seancën e parë.
“Shpresoj që sa më shpejt të kemi një qeveri katalanase që është e hapur për dialog dhe mund t’i përgjigjet gjithë popullit, jo vetëm gjysmës së tij,” deklaroi Rajoy në një adresim të fundvitit të mbajtur të premten.
Kryeministri theksoi se votimi për të zgjedhur presidentin e ri rajonal duhet të bëhet brenda 10 ditëve nga mbledhja e parlamentit të ri, afat që i korrespondon datës 27 janar.
Sa i përket mundësisë që ish-lideri Carles Puigdemont të qeverisë nga Brukseli ku ai ndodhet në azil të vetëshpallur, Rajoy e cilësoi si absurde idenë.
Sipas kreut spanjoll të shtetit, një çështje e tillë nuk ka nevojë për përgjigje ligjore, por për një përgjigje të bazuar në mendimin praktik.Lajmërimi i kryeministrit vjen një javë pasi partitë separatiste të Katalunjës fituan shumicën në zgjedhjet e parakohshme.
Ishte vetë Rajoy ai që kërkoi zhvillimin e këtyre zgjedhjeve për të shtypur kërkesën e liderëve rajonalë për pavarësi dhe për t’i dhënë fund krizës politike. Sidoqoftë, analistët parashikojnë se qeveria e re katalanase mund të kërkojë muaj për t’u formuar.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet lo...
-
Gjenerali amerikan për Evropë: SHBA në proces të zgjerimit të pranisë së trupave në Kosovë
Gjenerali amerikan Christopher Cavoli, një nga figurat më të larta ushtarake ...
-
U fjalosën për një “follow” në rrjete sociale, arrestohet 19-vjeçari
Një person është arrestuar në Dubravë të Ferizajt, pasi njësiti antidrogë ka ...
-
Demant publik, Comodita: Nuk qëndrojnë lajmet dashakeqe, po punojmë me kapacitete të plota
Comodita dëshiron ta sqarojë opinionin publik se po funksionojmë me kapacitet...
-
Duda Balje: Kemi 20 vjet që presim për një Komunë boshnjake, s’bëmë presion si serbët në Vjenë
Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka bërë një reagim të...
-
Çështja e tarifave – ZRrE-ja fton mediat në takim, ka një kusht
Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), ka ftuar mediat në takim, për të di...
-
Kaja Kallas, më 8 prill në Tiranë
Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, do të qën...
-
Tarifat e Trumpit ulin çmimin e naftës në nivel global
Çmimet e naftës ranë ndjeshëm të premten, duke shënuar nivelin më të ulët që ...
-
Presidentja Osmani takohet me Radevin: Diskutuam për forcimin e partneritetit sidomos në fushën e mbrojtjes
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Sofje, k...
-
Nesër protestë në Prishtinë kundër rritjes së çmimit të rrymës
Të shtunën, më 5 prill 2025, në Prishtinë do të mbahet një protestë kundë...
-
Dredhëza me pesticide nga Greqia në Shqipëri, AKU: 52 kg janë shitur, bllokohen 10 ngarkesa të tjera
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka konfirmuar se 52 kilogramë dredhëza t...
-
“Transportin e pijeve e kena bo me traktor, s’ka pas ma të dobët se na”- Befason pronari i Golden Eagle teksa flet për sfidat në fillimet e kompanisë
Shaqir Palushi, pronari i njohur i kompanisë Golden Eagle, ka ndarë eksperien...