Lajme

Kryeministri me shokë do të marrin edhe “bonus” për gjashtë muaj

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 12 June 2018

Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, me 1 korrik do ti dalin në llogari hiq më pakë se 12,670 euro.

Kështu ai do të marrë pagën e re me rritje bashkë me shumë e grumbulluar për gjashtë muajt e kaluar nga dhjetori i vitit 2017 kur u mor vendimi për rritjen e pagave të qeveritarëve, shkruan Gazeta Fokus.

Njëjtë do të vlejë edhe për të gjithë zëvendësit e tij, ministrat e këshilltarët e qeverisë.

-Advertisement-

Kjo pasi në mbledhjen e Qeverisë të martën në pajtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është vendosur të shfuqizohet vendimi i Qeverisë i 1 shkurtit, i cili e pezullonte rritjen e pagave, por nuk është vendosur që pagesa të bëhet vetëm nga muaji i ardhshëm, shkruan Gazeta Fokus.

Kësisoj për gjithë muajt që Haradinaj dhe zyrtarët tjerë qeveritarë nuk i kanë marrë pagat me rritje u janë grumbulluar dhe do t’i marrin të gjitha përnjëherë. Vendimi do të hynte në fuqi prej datës 1 dhjetor 2017.

Prandaj, pagat me rritje ishin planifikuar të merreshin që nga 1 janari i këtij viti./Gazeta Fokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera