Lajme

Kryeministri Plenković: Kroacia solidarizohet me popullin dhe autoritetet e Kosovës

Autori: Islam Morina 00:30 | 26 July 2021

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenković, me anë të një postimi ka shprehur ngushëllime për viktimat e aksidentit të mëngjesit të së dielës, ku humbën jetën 10 mërgimtar kosovar, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ka falënderuar të gjitha shërbimet që u dolën në ndihmë të lënduarve të këtij aksidenti tragjik dhe ka thënë se në këto momente të vështira populli kroat qëndron përkrah popullit dhe autoriteteve të Kosovës.

Plenković ka falënderuar edhe pilotët që dërguan në Kroaci kryeministrin Kurti dhe delegacionin që po e shoqëron atë.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

“Së bashku me kryeministrin Albin Kurti në Slavonski Brod, i vizituam qytetarët kosovar që po e marrin vetën nga aksidenti i tmerrshëm i mëngjesit të sotëm. Ngushëllimet më të sinçerta familjeve të viktimave, Kroacia solidarizohet me popullin dhe autoritetet e Kosovës në këtë kohë të vështirë.
Falënderim të gjithë atyre shërbimeve që u dhanë ndihmë të lënduarve, po ashtu edhe pilotëve të MM-së kroate që sollën delegacionin e Kosovës me helikopterin kroat të ekipës së KFOR-it”, ka shkruar kryeministri kroat në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera