Lajme

Kryeministri niset për Londër

Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 05 May 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtuar sot në Londër, ku së bashku me Presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Suma Chakrabarti, do të nënshkruaj një Memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë.

I pranishëm në këtë ceremoni të rëndësishme do të jetë edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti.

Kjo marrëveshje që do të nënshkruhet sot në Londër, ndër të tjera, ka të bëjë me bashkëpunimin e mëtejmë të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim në sektorin e financimit dhe do të ofrojë mbështetje të fuqishme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë.

-Advertisement-

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka ofruar përkrahje të konsiderueshme për Kosovën, duke marrë në konsideratë edhe stabilitetin financiar dhe reformat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në këtë mandat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera