Kryeministri malazez: Duam ta shohim Kosovën në BE dhe NATO
Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 04 February 2018
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka thënë se Mali i Zi mund të ndihmojë Kosovën në fazën e forcimit të potencialit të brendshëm dhe ndërtimit të institucioneve në mënyrë që Kosova të sigurojë perspektivën evropiane dhe euro-atlantike.
Markoviq, në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, ka thënë se Mali i Zi dëshiron ta shohë Kosovën në BE dhe në NATO dhe se në këtë aspekt do të mbështes dhe ndihmojë institucionet e Kosovës, në rast se do të ketë kërkesë nga autoritetet e Kosovës.
“Unë jam për hyrje të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE. Natyrisht, jo pa meritë, por sipas cilësisë së procesit që udhëheqin shtetet kandidate për anëtarësim në BE. Kjo do të thotë se BE duhet të jetë më e hapur karshi vendeve të Ballkanit Perëndimor kur kemi të bëjmë me politikën e zgjerimit. Momentalisht, BE na sheh si vende me mungesë të vlerave evropiane e demokratike, si vende që duhet të disiplinohen administrativisht në mënyrë që një ditë të mund të jenë në Bashkimin Evropian”, shtoi Markoviq.
Sipas kryeministrit malazez, shtetet e rajonit kanë traditë, kanë kulturë dhe vlera, por për shkak të rrethanave të ndryshme historike në të kaluarën, kanë humbur rastin për perspektivë evropiane.
“Për këtë kërkojmë nga Bashkimi Evropian që qartë të dërgojë porosi për vizionin e zgjerimit dhe perspektivës evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë, natyrisht, edhe Kosovën. Për këtë arsye, ky vit është kyç për ne sepse kemi disa ngjarje të rëndësishme që do të përcaktojnë të ardhmen e secilit vend individualisht dhe rajonit në tërësi”, tha Markoviq.
Ai ka thënë se në takimin e së martës me Haradinajn në Prishtinë, do të kërkojë nga ky i fundit që të marrë një vendim të guximshëm, që është ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit.
“Duhet marr vendime të cilat u sigurojnë qytetarëve më shumë sesa që kanë sot. Kur Mali i Zi zgjodhi ta njohë Kosovën, klima politike në Mal të Zi ishte e shfrenuar. Mbi 85 për qind e qytetarëve ishin kundër vendimit të Qeverisë për të njohur Kosovën. Por ne, megjithëkëtë, e njohëm Kosovën. Do të thosha se, për shkak të vendimeve të tilla dhe vizionit të tillë që qeverisja e atëhershme malazeze ka pasur, Kosova sot gëzon një pjesë të beneficioneve si vend që ka perspektivë evropiane dhe auro-atlantike dhe stabilitet si nevojë kyçe e rajonit”, porositi Markoviq, ndërsa ka theksuar se vendi i tij nuk i marr as edhe një centimetër territor Kosovës.
Të tjera
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...