Lajme

Kryeministri Kurti viziton BIK-un, kujton rënien e 37 imamëve në luftë

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 10 April 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kabinetin e tij qeverisës, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), me rastin e festës së Fitër Bajramit, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava.

Nga aty, Kurti uroi besimtarët për festën e Fitër Bajramit, ndërkaq ka kujtuar 37 hoxhallarë të cilët ranë si dëshmorë në luftën e fundit në Kosovë, përcjell klankosova.tv.

Pas pritjes tradicionale në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), Kurti sipas EO, përpara mediave ka falënderuar BIK-un për kontributin dhe bashkëpunimin.

-Advertisement-

”Muaji ramazanit ishte muaj i sakrificës dhe solidaritetit dhe të gjithë e dinë nga përvoja dhe historia se solidariteti dhe sakrifica janë njësi që sjellin mbarësi. Në këtë pranverë për çdo ditë po përkujtojmë 25 vjetorin e masakrave të tmerrshme të kryera mbi popullin tone më vendin tonë por njëkohësisht beteja të lavdishme të UÇK-së, andaj me këtë rast duhet përkujtuar edhe 37 hoxhallarë, imamë që janë dëshmorë të kombit nga lufta fundit”, u shpreh Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera