Kryeministri Kurti uroi përvjetorin e 31-të të Ditës së Shtetësisë së Republikës së Sllovenisë

Autori: Gazeta inFokus
23:31 | 21 June 2022
Në manifestimin e organizuar nga Ambasada e Sllovenisë në Kosovë, me rastin e shënimit të përvjetorit të 31-të të Ditës së Shtetësisë së Republikës së Sllovenisë, Kryeministri Albin Kurti , shprehu përkushtimin e Republikës së Kosovës për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërshtetërore.
Kryeministri Kurti, në emër të qytetarëve dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës uroi Ditën e Shtetësisë së Sllovenisë.
“Ky aktivitet festiv është një rast i mirë për të përkujtuar edhe raportet historikisht të mira ndërmjet dy popujve dhe dy vendeve tona. Kosova gjithmonë ka gjetur te Sllovenia një mik të sinqertë, i cili ka mbështetur në vazhdimësi aspiratat dhe përpjekjet e popullit të Kosovës për të arritur lirinë dhe pavarësinë, e për të konsoliduar shtetësinë e saj”, tha kryeministri Kurti, sipas komunikatës së ZKM-së.
Ai tha se Republika e Sllovenisë sot mbetet një nga modelet më të suksesshme për t’u ndjekur në rrugën e zhvillimit dhe progresit, duke u bazuar në vlerat më të avancuara të demokracisë.
“Nga perspektiva historike, mund të themi lirisht se përpjekjet e suksesshme të popullit slloven për arritjen dhe konsolidimin e shtetësisë në fillim të viteve ‘90, ishin një udhërrëfyes frymëzues edhe për popujt e tjerë në rajonin tonë, në luftën për liri dhe pavarësi”, tha kryeministri.
Kryeministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Sllovenisë dhënë Kosovës në të gjitha etapat, duke qenë edhe shteti i parë i dalë nga Jugosllavia i cili e ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës, pak javë pas shpalljes së pavarësisë, më 17 Shkurt 2008.
“E çmojmë lartë mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë për Kosovën, me theks të veçantë në proceset integruese në strukturat Euro-Atlantike, për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe për anëtarësimin në mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë”, tha ai.
Kryeministri theksoi se Sllovenia ka qenë dhe mbetet një prej partnerëve të rëndësishëm ekonomik, social, e në fusha të tjera për Kosovën.
Të tjera
-
Kurti flet për rritjen e çmimeve: Kemi inflacion të importuar, nuk është prekur vetëm Kosova
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit ku po diskutohet p...
-
“Mbase sot lajmi i mirë”, paralajmërimi i Edi Ramës pas takimit sot me presidentin bullgar
Në ditën e dytë të samitit të NATO-s në Madrid, Kryeministri Edi Rama bisedoi...
-
Peci: Arrestimet për mashtrim me subvencione janë të shpeshta, s’di a mund të reagojmë çdo herë
Për mosreagim ndaj arrestimit të asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Suha...
-
Lushtaku: Tre mekanizma e luftojnë vazhdimisht UÇK-në, Serbia, Rusia dhe Vetëvendosja
Ish-gjenerali i UÇK-së, Sami Lushtaku, tani nënkryetar i Skënderajt, duke kom...
-
Besian Mustafa: Të hiqet akciza dhe TVSH-ja për tre muaj
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka propozuar që të ...
-
Abelard Tahiri: Një pjesë e madhe e qytetarëve po furnizohen me derivate në Maqedoni
Shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ...
-
Vetëvendosje kundër heqjes së TVSH-së për produktet bazë: Ulen të hyrat e shtetit
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për ngritjen e çmimeve, sh...
-
Publikohet raporti i fundit për rastet e reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit për rastet e reja me ...
-
SHBA po bën “kthim mbrapa” me vendimin për abortin
Shtetet e Bashkuara janë duke shënuar kthim mbrapa në të drejtat e grave, pas...
-
Kurti sot u takua me AAK-në për Vetingun
Ish-ministri i Drejtësisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi,...
-
Johnson: S’do të lejojmë që Ballkani të bëhet shesh lojërash për Putinin
Britania e Madhe do të dërgojë ekspertë ushtarakë në Bosnje-Hercegovinë për t...
-
Kurti për vizat: Unë kurrë s’kam dhënë datë, s’kemi çka bëjmë më shumë se aq
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e kuvendit ka thënë se asnjëh...