Lajme

Kryeministri Kurti udhëton sot në Gjermani, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 18 February 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të udhëtojë sot për në Gjermani.

Ai do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë atje (Munich Security Conference).

Kurti do të jetë i shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot udhëton për në Mynih të Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë atje (Munich Security Conference). I shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kryeministri Kurti do të qëndrojë atje për tri ditë gjatë të cilave do të zhvillojë takime të ndryshme bilaterale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera