Kryeministri Kurti udhëton për në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus
15:22 | 15 February 2024
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Munich të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, njoftoi kryeministria.
Më herët gjatë ditës, u bë e ditur se edhe zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, e cila mbahet për tri ditë radhazi në Munich të Gjermanisë.
Në margjinat e kësaj konference, e cila mbledh çdo vit përfaqësuesit më të lartë të shteteve dhe ekspertët e sigurisë, Ministrja Gërvalla përveç pjesëmarrjes në panele diskutimi, do të mbajë takime bilaterale me homologë nga shtete të ndryshme të Evropës dhe botës, eurodeputetë, deputetë nga shtete të ndryshme, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, shoqërisë civile, mediave etj.
Konferenca e Munichut, si një prej ngjarjeve më të mëdha rreth sigurisë për rendin global, teknologjinë, qëndrueshmërinë dhe rrjetet e bashkëpunimit, është një mundësi e mirë për të paraqitur qëndrimet, për të diskutuar sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, politikat dhe veprimet që duhet ndërmarrë si dhe koordinimin me shtetet aleate në ruajtjen dhe promovimin e sigurisë në rajon, Evropë dhe botë.

Të tjera
-
Arrestohet shoferi serb që u fut sot në turmën e njerëzve në Beograd dhe goditi 3 persona me makinë
Një person me inicialet Z.M (1975) është arrestuar nga policia serbe pasi në ...
-
KQZ sot në ora 16:00 shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 16:00 për të bërë s...
-
Muharremi: Ja se si ndikon rritja e çmimit të energjisë në ekonomi dhe në familjet kosovare
Të premten, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) njoftoi se rritja e çmimi...
-
Numër i madh i forcave policore në qendër të Beogradit, pezullohet transporti publik
Studentët dhe qytetarë tjerë të Serbisë kanë nisur të mblidhen në Beograd...
-
Burra të maskuar dhe të veshur me të zeza shfaqen në Beograd – protesta e madhe atje nis nga ora 16:00
Qindra mijëra njerëz janë mbledhur sot në Beograd për protestën e madhe të th...
-
Dejona Mihali publikon foto para burgut të Hagës me gruan e Rexhep Selimit: Urime ditëlindja, çlirimtar i vërtetë
Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka publik...
-
Grenell: Smith ngriti aktakuzën ndaj Thaçit pasi Schwartz ia kishte treguar informacionet që ia dhashë për negociatat Kosovë-Serbi
Emisari amerikan për Misione të Veçanta, Richard Grenell, ka shkruar përsëri ...
-
Arbër Hajdari shpallet ‘Qytetar Nderi’ në Dibër
Themeluesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari është shpallur “Qy...
-
Vuçiq angazhon traktorët për ta mbrojtur presidencën nga protestuesit
Dhjetëra traktorë janë parkuar përpara parkut “Pioneri” në Beograd, pavarësis...
-
Daçiq: 13 persona u arrestuan gjatë natës
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se 13 persona janë arre...
-
Ironizon Muhamet Hamiti i LDK-së: Falë Qeverisë Kurti kësaj here rryma shtrenjtohet vetëm për 15%
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka ironizuar keq me Qeverinë Ku...
-
Katër persona në Mitrovicë marrin trajtim mjekësor pas kontaktit me rrymën, policia heton rastin
Një grua dhe tre burra nga Mitrovica kanë marrë tretman mjekësor pas kishinë ...