Kryeministri Kurti takohet me medalistët e Lojërave Mesdhetare

Autori: Gazeta inFokus
15:43 | 18 July 2022
Medalistët e Lojërave Mesdhetare Oran 2022, në krye me presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, janë pritur të hënën nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili shoqërohej nga ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrullah Çeku dhe zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani.
Të pranishëm në takim ishin edhe drejtuesit e Federatave të Xhudos së Kosovës (FXHK) dhe Federatës së Boksit të Kosovës (FBOXK), Agron Kuka dhe Enver Krasniqi, trajneri i xhudos, Driton Kuka, dhe ai i boksit, Besim Brahimi, si dhe sekretari i përgjithshëm i FBOXK, Latif Demolli.
Ekipi ynë fitoi gjashtë medalje në Oran 2022, pesë nga xhudo dhe një nga boksi. Të artat i fituan xhudistet Distria Krasniqi, Loriana Kuka e Laura Fazliu, ndërsa të bronztat xhudistët Akil Gjakova e Flaka Loxha dhe boksieri Shpejtim Bajoku.
Kurti përgëzoi ekipin për suksesin e arritur, duke thënë se sportistët vazhdojnë ta bëjnë krenarë vendin tonë me paraqitjet e tyre në garat ndërkombëtare, derisa vlerësoi lartë rritjen e numrit të medaljeve nga katër vjet më parë, kur numri i medaljeve të fituara në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018 ishte katër, të gjitha nga xhudo.
Presidenti Krasniqi theksoi se përkundër që Algjeria nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, mikpritja e tyre ishte tejet e ngrohtë, ndërsa simbolet tona shtetëtore ishin kudo, duke mos hasur as në më të voglin problem. Tutje, i pari i KOK-ut, shtoi se numri i rritur i medaljeve nga Tarragona 2018, jep shpresë se edhe në Lojërat Olimpike Paris 2024 numri i medalistëve do të rritet nga Tokio 2020.
Për paraqitjen e ekipit tonë dhe suksesin e arritur folën edhe kryetarët e federatave, trajnerët, por edhe sportistët, të cilët janë optimistë për suksese të reja në arenën ndërkombëtare.

Të tjera
-
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u tha udhëheqësve në samitin e NA...
-
“SHBA-të janë begatia e Zotit”, imami Maliqi pret në xhami ushtarët amerikanë
Në një takim të veçantë dhe përplot emocione, imami Labinot Maliqi ka pritur ...
-
Drejtori i CIA-s thotë se programi bërthamor i Iranit është dëmtuar rëndë
Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, thotë se agjencia e tij ka “inteligjencë të...
-
Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes
Trupi i një 25-vjeçari shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim prej dy ditë...
-
Kurti: Ngjyrat e Luginës nuk bëjnë kompromis me heshtjen, janë rrëfim i qëndresës përballë padrejtësisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen solemne të ekspozit...
-
Trump: Ia ndaluam Serbisë që të niste ndonjë përplasje
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se e kanë ndaluar Serbinë që të n...
-
Rutte: KFOR-i vazhdon të jetë në Kosovë, asgjë s’ka ndryshuar
Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, në një konferencë të mbajtur për media në kua...
-
Specialja hedh poshtë ankesat e mbrojtjes në rastin e administrimit të drejtësisë
Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës, ka njoftuar se në rastin “Thaçi ...
-
“Krejt Prishtina e dinë që Urani ka me qenë”, Memli Krasniqi jep detaje për kandidatët për komuna: Agim Aliu, Shaqir Totaj, në Mitrovicë Arian Tahiri…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, konfirmoi ek...
-
Personi i zhdukur në Gorozhup gjendet i gjallë – Operacioni përfundon me sukses
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ka bërë të ditur se operacioni ...
-
Hoxhaj: E mbështes një koalicion mes Vetëvendosjes dhe PDK-së
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, në Klan Ko...
-
“Jo më ‘masakra’ me 40 euro shezlloni për kosovarët”, Ndreu- Katër euro në qendër të Shëngjinit, pesë euro në Ranën e Hedhun
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka deklaruar se çështja e shezll...