Lajme

Kryeministri Kurti sot viziton selinë e NATO-së në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 06:56 | 29 April 2021

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të vizitojë selinë e NATO-së të enjten në kryeqytetin europian.

Përmes një komunikate për media të lëshuar nga Aleanca Veriatlantike njoftohet se Kurti do të takohet me Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg më 29 prill.

“Të enjten më 29 prill 2021, Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të takohet me z. Albin Kurti në selinë e NATO-s”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Shefi i qeverisë kosovare gjatë vizitës në Bruksel, do të takohet me udhëheqësit kryesorë të institucione të BE-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera