Lajme

Kryeministri Kurti sot në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 07:13 | 27 April 2021

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti udhëton sot në Bruksel, bashkë me zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla, për takime bilaterale me krerët e institucioneve të BE-së dhe me kreun e qeverisë belge.

Kjo është bërë e ditur dje nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, përmes një statusi në Facebook.

Ai ka reaguar ndaj shefit të diplomacisë evropiane Josep Borell, për vazhdim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë më 11 maj, duke thënë se një gjë e tillë nuk i është kumtuar Zyrës së Kryeministrit.

-Advertisement-

“Zyra e Kryeministrit nuk ka marrë kurrfarë ftese as njoftimi për takim mes Kosovës e Serbisë më 11 maj. Ndoshta, kjo mund të ketë qenë ideja apo edhe dakordimi me Beogradin, por jo me neve. Datat, vendet dhe agjendat e takimeve kanë kuptim dhe zbatim kur merremi vesh, jo kur imponohen njëanshëm”, ka shkruar Kryeziu.

Ndryshe, kryediplomati spanjoll ka deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi pritet të vazhdojë më 11 maj në Bruksel.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera