Kryeministri Kurti reagon për herë të parë për rastin e ambasadorit Martin Berishaj

Autori: Gazeta inFokus
19:13 | 22 April 2022
Kryeministri Albin Kurti është deklaruar për herë të parë lidhur me rastin e Ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për të cilin po raportohet se është implikuar në një skandal financiar në Slloveni.
Kur është pyetur për rastin, Kurti ka cituar fjalët e ambasadorit Berishaj, i cili tha se raportimet e mediave sllovene janë të pavërteta.
“Zëdhënësi ynë i qeverisë e ka dhënë qëndrimin dhe poashtu ambasadori Berishaj e ka bërë një deklaratë me të cilën tregon se ato janë të pavërteta dhe se do ta padis mediumin i cili ka shpifur asisoj”, tha shkurt Kurti.
Presidenca e Kosovës ka njoftuar se ka kërkuar raport me shkrim nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për raportimet në mediat sllovene, që e përfshinin në një skandal të madh financiar si sekser për politikanin slloven Robert Golob. Po ashtu Berishaj është thirrur të vijë në Kosovë për ta sqaruar çështjen, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Njoftojmë qytetarët se Presidentja tashmë ka kërkuar, në komunikim me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që nga Ambasadori Berishaj të kërkohet raport me shkrim lidhur me artikullin në një medie në Slloveni dhe po ashtu që Ambasadori Berishaj të thirret në Kosovë për të sqaruar situatën. Në ndërkohë, sapo të sqarohet situata, Presidentja, bashkërisht me MPJ-në, do të bëjnë vlerësimin lidhur me pozicionin e Ambasadorit ashtu siç e kanë bërë për çdo pozicion tjetër.
Është me rëndësi të theksohet se institucionet e Republikës së Kosovës asnjëherë nuk kanë marrë asnjë informatë nga institucionet e Sllovenisë apo të ndonjë shteti tjetër për involvimin e z. Berishaj në ndonjë vepër penale. Në fakt, z. Berishaj ka dorëzuar dokumentacion nga institucionet e Sllovenisë se nuk ka evidencë penale’”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Të enjten, në “Planet TV” të Sllovenisë u raportua për aferën financiare të Golebit, si kryetar i njërës nga partitë atje. Sipas mediumit, ai po hetohej ndërkombëtarisht për shkak të transferimeve të parave nga dega serbe e furnizuesit energjetik slloven (GEN-I) te një kompani private konsulentë në Mal të Zi, “MB Consulting”. E kjo kompani, sipas raportimeve, e Berishajt, në emër të konsulencës supozohet se i ka tërhequr në para të gatshme rreth 600 mijë eurot e të cilat i ka bartur te politikani slloven. Sipas raportimeve, hetimi po kryhet nga disa shtete.
Ndërkohë, shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schëarz, ka thënë se do të bisedojë brenda një kohe shumë të shkurtër personalisht me ambasadorin në fjalë.
Sipas saj, s’ka asnjë indikacion se raportimi i mediumit slloven është i saktë.
“Në fakt bëhet fjalë për një raportim të një mediumi slloven në fushatën elektorale që po zhvillohet në Slloveni. I kam lexuar me kujdes të gjitha raportimet. Brenda një kohe të shkurtër, do të bisedoj personalisht me ambasadorin Berishaj, i cili shumë qartë ka treguar edhe publikisht që nuk ka asgjë të vërtetë në ato raportime mediale, dhe që do të ndërmerr hapa ligjor me këto akuza që po përballet përmes atij mediumi”, ka thënë Gërvalla në RTV Dukagjini.
Gërvalla ka thënë se s’ka arsye të besojë se këto pretendime mund të dalin të sakta, duke treguar kështu se i beson ambasadorit.
“Nuk kam asnjë arsye të besoj që këto pretendime mund të dalin si të sakta, përderisa ambasadori thotë që ato nuk janë të sakta. Është çështje e organeve të drejtësisë që iu është drejtuar z.Berishaj që të bëjnë një konstatim të tillë, dhe jo e jona, apo e interpretimeve të ndryshme. Ne do të ndjekim me shumë kujdes të gjitha zhvillimet, dhe do të ndërrmarim hapat atëherë kur ato do të jenë të nevojshme, nëse do të jenë të nevojshme, gjë për të cilën deri në këtë moment nuk kemi asnjë indikacion. Deri në këtë moment s’ka asnjë arsye për të besuar që ato raportime përmbajnë të vërtetën”, është shprehur kryediplomatja
Të tjera
-
Sigurimi i ‘Zone Club’ sulmohet me kallashnikov
Në orët e mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një tentim vrasje te “Përroi i Njelm...
-
Sërish trazira në Jerusalem
Një ligjvënës i ekstremit të djathtë në Izrael, i shoqëruar me disa mbështetë...
-
E përplasi makina: Humb jetën 57-vjeçarja në Kamzë
Një 32-vjeçar, banues në Kamzë është vënë në pranga ditën e sotme pasi përpla...
-
Aeroplani me 22 persona në bord zhduket në malet e Nepalit
Një aeroplan me 22 persona në bord është zhdukur në malet e Nepalit, sipas zy...
-
Ministri ukrainas: Sanksionet kundër Rusisë s’kanë lidhje me krizën globale të ushqimit që po shpaloset
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka thënë se sanksionet perëndimor...
-
100 nxënës të arsimit fillor braktisën shkollën vitin e kaluar
Bankave shkollore vitin e kaluar u munguan rreth 100 nxënës të arsimit fillor...
-
Nënoficerët e Policisë Ushtarake të FKS-së trajnohen me ata të Shqipërisë
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se nënoficerët e Policisë Ush...
-
Nënpresidentja amerikane ka një thirrje për përdorimin e armëve
Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, bëri thirrje që të nda...
-
Gjakovë: Gjyshe e mbesë rrihen mes vete
Policia të enjten ka arrestuar gjyshe e mbesë nga Gjakova, pasi që ishin rrah...
-
PDK thërret konferencë për media
Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur sot konferencë për media, shkruan Gaz...
-
Vdekje e dyshimtë në Gjilan
Një person është dërguat pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit mëngjesin e së...
-
Digjen dy vetura në një parking në Prishtinë
Policia ka njoftuar se janë përfshirë nga zjarri dy vetura private në Prishti...