Lajme

Kryeministri Kurti: Policia e mobilizuar për ta hetuar krimin e rëndë në Gllogjan

Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 26 November 2021

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar lidhur me sulmin makabër në Gllogjan të Deçanit, ku pas një sulmi me armë zjarri ndaj një autobusi që po barte nxënës, kanë mbetur të varë, shoferi dhe dy nxënës.

Kurti u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, kurse shërim të shpejtë i ka uruar të plagosurit në këtë ngjarje, shkruan Gazeta Infokus.

Kurti ka thënë po ashtu se policia është e mobilizuar me kapacitete të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë dhe për të mundësuar drejtësi.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

“Sonte u tronditëm nga lajmi për sulmin me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan të Deçanit. Sipas Policisë së Kosovës nga ky sulm kanë mbetur të vrarë tre qytetarë të vendit tonë, prej të cilëve dy nxënës.

Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve e shoqeve, që humbën më të dashurit në këtë sulm. Të plagosurit i dëshirojmë shërim të shpejtë.

Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë, e për të mundësuar drejtësi”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti.

Kujtojmë se kryeministri është në Shqipëri ku po mbahej mbledhja e dy qeverive. Përderisa tashmë është e konfirmuar se ministri i MPB-së Xhelal Sveçla ka ndërprerë vizitën dhe është nisur drejtë Gllogjanit, nuk bëhet e ditur nëse edhe kryeministri Kurti e ka ndërprerë vizitën zyrtare në Shqipëri./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera