Lajme

Kryeministri Kurti paraqet buxhetin për bujqësinë, thotë se do t’i shlyejnë obligimet ndaj fermerëve

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 10 November 2021

Kryeministri Albin Kurti e ka nisur mbledhjen e sotme të Qeverisë duke paraqitur projektligjin për bujqësi dhe zhvillim rural, i cili u miratua me të gjitha votat e anëtarëve të Qeverisë.

Ai tha se Kosova do t’i shlyejë obligimet prej 40 milionë eurosh ndaj fermerëve dhe se në buxhetin e ri për vitin 2022 do të realizohet “përkrahja më e madhe ndonjëherë me 70 milionë euro”, përcjell Klankosova.tv.

Tutje kryeministri tha se në total do të investohen 100 milionë euro në bujqësi.

-Advertisement-

”Kosova vitin e ri e fillon me strategji shtatëvjeçare për bujqësi e zhvillim rural, si dhe me strategji dhjetëvjeçare për pylltari”.

Mes tjerash ai u shpreh se askush përpos atyre që vërtet merren me aktivitete bujqësore s’do të mund të përfitojnë nga ky buxhet.

”Dua t’i siguroj bujqit se e gjithë kjo përkrahje do të përfundojë vetëm tek ata që me të vërtetë merren me aktivitete bujqësore”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera