Lajme

Kryeministri Kurti në takim lamtumirës me shefin e OSBE-së në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 19:06 | 17 September 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur sot në takim lamtumirës shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Siç thuhet në komunikatën e ZKM-së të dy vlerësuan bashkëpunimin e mirë ndërinstitucional.

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij të thellë për rolin e ambasadorit Davenport dhe mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së në rritjen e kapaciteteve institucionale, në demokratizim e tyre dhe në respektimin e të drejtave të njeriut”.

-Advertisement-

“Kryeministri veçoi asistencën e OSBE-së gjatë mandatit të ambasadorit Davenport në çështje që ndërlidhen me fuqizimin e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë, dhe kontributin përmes komenteve në hartimin e ligjeve. Me urime të ndërsjella për suksese në punën dhe angazhimet e njëri-tjetrit, të dy u shprehën të bindur që bashkëpunimi i afërt ndërmjet institucioneve të Qeverisë dhe OSBE-së do të vazhdojë”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera