Lajme

Kryeministri Kurti në Hardh Fest, rithekson mbështetjen për prodhimet vendore

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 04 Shtator 2022

Në ditën përmbyllëse të festës së vjeljes së rrushit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vizituan festivalin “HardhFest”.

Kurti i përgëzoi organizatorët për përkushtimin e tyre në organizimin e festivalit, si dhe promovimin e kulturës së rrushit.

Edicioni i 20-të i këtij festivali përgjatë tri ditësh ofroi program të pasur artistik dhe kulturor.

-Advertisement-

“I organizuar në vreshtat e Rahovecit, HardhFest solli rrush të shijshëm, aktivitete rekreative, vizita në vreshta, muzikë e poezi.Nën sloganin “Ca kokrra rrushi”, edicioni i sivjetmë i “Hardh Fest” iu dedikua poetit të ndjerë, Xhevdet Bajraj”, thuhet në komunikatën për media.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy