Lajme

Kryeministri Kurti: Me zemër jam me ju në Tokyo

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 24 July 2021

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar pas fitores së Distria Krasniqit në Tokyo, shkruan Gazeta Infokus.

Ai e ka quajtur sportisten të artë dhe i ka falënderuar sportistët që po bëjnë krenar secilin, duke përfunduar se me zemër është me ta në Tokyo.

“DISTRIA E ARTË
Në garën e parë në Lojërat Olimpike Tokio 2020, Kosova fiton medaljen e artë.
Faleminderit që po bëni krenar secilin prej nesh. Me zemër jam me ju në Tokio”, ka shkruar Kryeministri Kurti në Facebook./Gazeta Infokus/

Të tjera