Kryeministri Kurti me kabinetin qeveritar nderon viktimat e dhunës seksuale

Autori: Gazeta inFokus
10:27 | 14 April 2023
Në Ditën Memoriale të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, të shpallur këtë vit nga Qeveria, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nderoi viktimat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Me homazhe te memoriali Heroinat, kryeministri Kurti përkujtoi viktimat e dhunës seksuale, të cilat nuk janë më në mesin tonë, si dhe nderoi të mbijetuarat e të mbijetuarit për forcën e tyre të pashembullt.
Kryeministri Kurti, së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vendosi lule para memorialit, i cili përkujton mijëra gra dhe vajza, burra dhe djem, viktima e të mbijetuar të dhunës seksuale, që është përdorur si armë lufte nga forcat e okupatorit serb në luftën e fundit në Kosovë.
Në homazhe morën pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, drejtuesja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, kryeshefja ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit, Edi Gusia, kryetarja e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të personave të dhunuar gjatë Luftës në Kosovë, Leonora Selmani, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve.
Në mbledhjen e 138-të, të mbajtur më 12 prill 2023, Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkërendim me Presidenten e Republikës së Kosovës, ka shpallur datën 14 prill si Ditë Memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Të tjera
-
Moti për javën e ardhshme me diell, shi dhe shkarkime rrufesh
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se java e ardhshme parash...
-
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
9 maji ishte data kur Rusia shënoi ditën e fitores. Krah presidentit rus Vlad...
-
Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump
Pavarësisht kritikave dhe kundërshtimeve të brendshme, administrata e Preside...
-
Bërlloku në Prishtinë – Rama akuzon “Pastrimin”, “Pastrimi” Ramën
Kanë vazhduar edhe sot telashet e kryeqytetit me bërllok, ndonëse në disa lag...
-
Gjobat nga PZAP, borxhi i mbetur i partive më shumë se gjysmë milioni euro
Më shumë se gjysmë milionë euro është totali i gjobave të papaguara nga subje...
-
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë
Alain Berset, sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, ka treguar kus...
-
Ish-ambasadori i ShBA-së në Kosovë shkoi në koncertin e Ramë Lahajt në Seattle
Tenori Ramë Lahaj ka thënë se ishte kënaqësi e veçantë për të që mbrëmjen e f...
-
Kur ka të drejtë qiradhënësi juaj zviceran t’ju nxjerrë nga shtëpia?
Të urdhërohesh të largohesh nga apartamenti yt është makthi më i keq i çdo qi...
-
Njohësit thonë se Specialja nuk po e respekton parimin `lex mitior`
Njohësit e sistemit të drejtësisë kanë ngritur kohët e fundit shqetësimin se ...
-
Kurti nuk e ka me urgjencë, por moskonstituimi i Kuvendit e varfëron vendin
Banka Botërore tashmë ka paralajmëruar ngadalësim të zhvillimit ekonomik për ...
-
A do ta kushtëzojë Gjermania mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE me themelimin e Asociacionit
Qeveria e re e Gjermanisë, e udhëhequr nga Friedrich Merz, duhet të marrë një...
-
Kaosin me mbeturinat, Abdixhiku e sheh si “nisje të fushatës zgjedhore”: Nuk e ndaloni LDK-në kështu
Situatën e krijuar me mbeturina në Prishtinë, kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku, ...