Lajme

Kryeministri Kurti jep detaje për takimin që pati dje me Manuel Sarrazin

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 30 August 2024

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është deklaruar sot, pas takimit të djeshëm që pati me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Sipas një njoftimi të tij në platformën X, me Sarrazinin u diskutua për progresin në zbatimin e marrëveshjeve të lëvizshmërisë në Procesin e Berlinit, bashkëpunimin rajonal dhe pritjet për samitin e ardhshëm, i cili do të mbahet në kryeqytetin gjerman, për të shënuar 10 vjetorin e saj.

“Është e rëndësishme që përpara samitit të ardhshëm të tetorit të bëjmë përparim, jo ​​vetëm duke arritur marrëveshje të reja, por edhe duke siguruar zbatimin e marrëveshjeve që tashmë i kemi nënshkruar, të cilat janë vendimtare për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Sipas kryeministrit, Kosova mbetet plotësisht e angazhuar në Procesin e Berlinit, i cili duhet të jetë një pjesë qendrore e procesit integrues të BB6 dhe një platformë që ofron barazi dhe përshpejton anëtarësimin në Bashkimin Evropian për vendet që realisht duan të anëtarësohen.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera