Lajme

Kryeministri izraelit – presidentit palestinez: Mos i financo më vrasësit e izraelitëve, financoje paqen

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 01 May 2017

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e shënoi sot Ditën Përkujtimore të ushtarëve të rënë dhe viktimave të terrorit në Izrael duke i bërë thirrje presidentit të Palestinës, Mohamoud Abbas, që të ndalojë së ndari para për vrasësit e izraelitëve, duke i kërkuar atij që ta financojë paqen e jo vrasjen.

Në një ceremoni në varrezat kombëtare të Izraelit “Har Herzl” në Jerusalem, Netanyahu ka thënë se vrasësit palestinezë kanë ushqyer urrejtje ndaj izraelitëve me qumështin e nënave të tyre dhe janë cilësuar si heronj në shoqërinë e tyre për kryerjen e sulmeve të tmerrshme kundër izraelitëve, transmeton Express.

Netanyahu po ashtu e akuzoi Abbasin, i cili do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump këtë javë, se po i kompenson sulmuesit me një shumë prej 300 milionë dollarë në vit.

-Advertisement-

“Si mund të flasësh për paqen me Izraelin kur në të njëjtën kohë i financon vrasësit të cilët po e derdhin gjakun e izraelitëve të pafajshëm në çdo vend? Ndaloji pagesat që po ua bën vrasësve. Anuloje ligjin që kërkon pagimin e këtyre vrasësve. Financoje paqen e jo vrasjen,” ka thënë Netanyahu./Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera