Kryeministri irlandez: Masat ndaj Kosovës duhet të hiqen, Asociacioni të themelohet, por jo si mikro-shtet
Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 11 January 2024
Kryeministri irlandez, Leo Varadkar, ka folur pas takimit që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti sot në Kosovë.
Ai ka thënë që marrëdhëniet mes Irlandës dhe Kosovës janë të ngrohta e po thellohen edhe më shumë.
“Kryeministri Kurti dhe unë kishim një takim shumë konstruktiv dhe ishte mundësi shumë e madhe, shumë e mirë që të kuptojmë edhe për zhvillimet rajonale ndërkombëtare, e t’i zgjerojmë mirëkuptimet e ndërsjella të pozicioneve të të dyja vendeve”, ka thënë kryeministri irlandez në konferencë për media.
“Diskutuam për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Irlandës dhe Kosovës që janë të ngrohta dhe po thellohen e po përmirësohen edhe më tutje”.
“Siç e dini Irlanda është një prej vendeve të para që ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008 dhe jam shumë krenar për kontributin që anëtarët e Ushtrisë sonë e bëjnë këtu si pjesë të KFOR-it si dhe irlandezët si civilë që janë pjesë e EULEX-it dhe që ka të bëjë me mbrojtjen e paqes këtu dhe ndërtimin e stabilitetit dhe të institucioneve që mezi pres t’i takoj edhe EULEX-in edhe KFOR-in”.
Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar tha se vendi i tij beson se masat kufizuese ndaj Kosovës duhet të hiqen, ndërsa kërkoi zgjedhje të parakohshme dhe demokratike në veri dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë, Varadkar tha se Asociacioni nuk duhet të jetë një mikro-shtet.
“Qëndrimi i qeverisë irlandeze është që besojmë se masat kufizuese që janë vënë ndaj Kosovës duhet të hiqen dhe ky është një pozicion që ia kam treguar edhe kryeministrit zyrtarisht”, tha ai.
I pari i Irlandës foli edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të cilin e quajti jetik për zhvillimin e mëtutjeshëm të të dyja vendeve.
“Kryeministri Kurti dhe unë pajtohemi që e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës. Me shumë ëndje do ta përkrah Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës sivjet dhe të fillojmë me procesin e negociatave me Bashkimin Evropian për anëtarësim dhe atje Kosova po tregon zotimin ndaj vlerave evropiane, dhe kemi harmonizu edhe politikat e sigurisë, me ato të Bashkimit Evropian që është shumë me rëndësi dhe e di që ju keni pasur edhe presione për të bërë këtë dhe kjo do të ndikojë në vlerësimin tonë në të ardhmen”.
“Do të shohim edhe për sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore dhe trajtimi i minoriteteve gjithmonë është një matje shumë e mirë për zotimin e një shteti për demokraci”.
“Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është jetik për ta arritur një harmoni dhe për të pasur një zhvillim të mëtejmë edhe në Kosovë edhe në Serbi”.
“Mbi të gjitha mendoj që sivjet është viti që është shumë me rëndësi që ky stabilitet të konsolidohet në Kosovë dhe nuk dua të shoh kthim të skenave të dhunshme që i pamë në shtator por edhe në maj.
Të tjera
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...