Kryeministri inicion Ligjin për Vullnetarizëm
Autori: Gazeta inFokus
10:44 | 05 December 2017
Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, në shenjë falënderimi për të gjithë vullnetarët e Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj ka ndërmarrë nismën për vendosjen e bazave të një sistemi dhe për krijimin e një ambienti më të favorshëm për zhvillimin e vullnetarizmit në Kosovë , duke marrë vendim për krijimin e ekipit për hartimin e Koncept-Dokumentit për Ligjin për Vullnetarizëm.
“Shteti duhet të njeh më shumë vlerën e vullnetarizmit në vend. Në Kosovë mund të ketë sukses ekonomik dhe social nëse Qeveria miraton nisma të politikave, ligjeve dhe rregulloreve, të cilat i promovojnë dhe shpërblejnë aktivitetet vullnetare”, tha kryeministri Haradinaj.
Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë, me përkrahjen e Projektit të Asistencës Teknike të BE-së, kanë kryer Studimin mbi Vullnetarizmin në Kosovë. Për të tejkaluar të gjitha sfidat e shpalosura në këtë raport, nevojiten zgjidhje dhe mundësi praktike nga shteti, pra, kërkohet të ndërmerren veprime për hartimin dhe miratimin e Ligjit mbi Vullnetarizmin.
Ligjit mbi Vullnetarizmin do t’i paraprijë koncept-dokumenti që do të: Përkufizojë parimet, kushtet, nxitjet, të drejtat dhe obligimet e vullnetarizmit, Caktojë përgjegjësi të veçantë në një institucion i cili do të mbikëqyr vullnetarizmin,Caktojë mekanizmat për monitorimin dhe vlerësimin e punës vullnetare,Përfshijë dispozitat mbi standardet etike dhe cilësore,Caktojë standardet dhe procedurat minimale për vullnetarizëm dhe doVendos modelin e duhur të regjistrave për evidentimin e vullnetarëve, modelet e kontratave, certifikatat.
Përshtatja e vazhdueshme e standardeve të cilësisë në vullnetarizëm mund të arrihen vetëm nëse ato zhvillohen paralelisht me një infrastrukturë më të fortë dhe me mbështetëse të vullnetarizmit.
Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë dhe Zyra Ligjore në koordinim të plotë me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Administratës Publike dhe institucionet tjera përgjegjëse për këtë fushë do ta marrin këtë përgjegjësi për hartimin dhe finalizimin e këtij dokumenti.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...

































