Lajme

Kryeministri i Serbisë jep dorëheqje

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 28 January 2025

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka dhënë dorëheqje, kanë raportuar mediat në Serbi.

Vuçeviq pritet të mbajë konferencë të jashtëzakonshme në mesditë në Qeverinë e Serbisë.

Një ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri kërkesë për “ristrukturim më urgjent dhe më masiv të mundshëm” në Qeveri.

-Advertisement-

Serbia është në tensione muajve të fundit, që nga vdekja e 15 personave në Novi-Sad nga një çati në stacionin hekurudhor. Nga ajo kohë në Serbi kanë shpërthyer protesta të vazhdueshme të studentëve në kërkim të përgjegjësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera