Lajme

Kryeministri i Malit të Zi: Demarkacioni është çështje e mbyllur, s’ka Arbitrazh

Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 03 February 2018

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq thotë se vendi që ai drejton nuk ka çështje të hapura me Kosovën. Kështu, sa për dërgimin e demarkacionit në Arbitrazh Markoviq thotë se kjo është e pamundur.

“Jo, jo. Arbitrazhi nuk është i mundur”, tha Markoviq për televizionin publik të Kosovës.

‘Bëjë ftesë që parlamenti i Kosovës në afatin më të shkurtër të ratifikojë marrëveshjen dhe të hapen të gjitha perspektivat për Kosovën, Malin e Zi dhe tërë regjionin”, theksoi ai.

-Advertisement-

Markoviq tha se në Kosovë po vjen me ftesë të kryeministrit Haradinajt dhe se në agjendë kanë thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

‘Do të tentojmë të gjejmë përgjigje më të mira për të gjitha çështjet që janë në interes të të dyja shteteve”, tha Markoviq.

Të martën Markoviq do të vizitojë Kosovën.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera