Lajme

Kryeministri i Kuvajtit i shkruan Kurtit, e quan Kosovën vend ‘mik’

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 31 March 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga kryeministri i Kuvajtit, Sabah Khaled Al-Hamad Al-Sabah, pasi u zgjodh kryeministër i Kosovës.

Ai e ka quajtur Kosovën vend mik derisa  në letrën e tij kryeministri Al-Sabah ka përcjellë përshëndetjet më të mira për kryeministrin Kurti dhe për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.

Kryeministri i Kuvajtit i ka uruar suksese të mëtejme kryeministrit Kurti në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive në funksion të shpresës dhe aspiratave të popullit, po ashtu ai ka vlerësuar lart marrëdhëniet e ngushta miqësore në mes të dy vendeve.

-Advertisement-

Përmes këtij urimi kryeministri Al-Sabah ka theksuar vullnetin për zhvillim dhe konsolidim të marrëdhënieve në interes të dy popujve si dhe për zhvillim e prosperitet të mëtejmë në të gjitha fushat./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera