Kryeministri i Holandës dhe ai i Luksemburgut arrijnë në Kosovë, u adresohen mediave pas takimit me Kurtin e Osmanin
Autori: Gazeta inFokus
08:42 | 04 Korrik 2023
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel, para pak minutash kanë arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku janë pritur nga kryeministra i Kosovës, Albin Kurti.
Vizitën në Kosovë, Rutte dhe Bettel do ta nisin me takimin me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, në ora 08:30.
Të dy kryeministrat do të kenë takim edhe me kryeministrin Kurti në ora 09:20, ndërkaq është paralajmëruar edhe një konferencë për media, në ora 10:05.
Vizita e Rutte dhe Bettel vjen pas zhvillimeve në veri të vendit, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Gjatë ditës së djeshme, dy kryeministrat qëndruan për vizitë edhe në Serbi, ku kishin takime me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Kryeministri i Luksenburgut, Xavier Bettel, ka thënë se është e rëndësishme të qetësohen tensionet në veri të Kosovës.
Ai ka thënë se deeskalimi është në interes jo vetëm të rajonit por edhe të BE-së.
“Ne mbështesim fuqishëm bisedimet e drejtpërdrejta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe veprimet konkrete”, tha Bethel në një konferencë në Beograd, ku është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Ndërkaq, kryeministri holandez, Mark Rutte, ka thënë se është i domosdoshëm de-përshkallëzimi i situatës në Veri të Kosovës.
Rute theksoi se Luksemburgu dhe Holanda kanë vendosur të punojnë së bashku dhe të angazhohen në punë të përbashkët me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Ne jemi të vendosur të forcojmë lidhjet tona. Tensionet në rritje mes Serbisë dhe Kosovës na kanë shqetësuar. Dhuna ndaj civilëve, pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve është shqetësuese”, ka deklaruar ai.
“Kjo është e një rëndësie thelbësore për të dy vendet dhe rajonin më të gjerë, por edhe për Evropën në tërësi. Me luftën e ndezur mes Rusisë dhe Ukrainës, është më e rëndësishme se kurrë që të veprojmë së bashku. Marrëdhëniet e qëndrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës janë thelbësore për perspektivat e progresit të mëtejshëm në integrimin evropian”, ka shtuar kryeministri holandez.
Ai tha se Luksemburgu dhe Holanda mbështesin të ardhmen evropiane dhe janë të gatshme të punojnë me Serbinë teksa ndërmerr hapa për përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën, si dhe reformat e nevojshme në rrugën drejt Bashkimit Evropian

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...
































