Lajme

Kryeministri i Britanisë së Madhe testohet pozitiv me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 27 March 2020

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, njoftojnë mediat e huaja.

“Përgjatë 24 orëve të fundit kam pasur simptoma të lehta dhe jam testuar pozitiv me koronavirus. Tani jam në vetizolim, por do të vazhdojë të drejtoj qeverinë me anë të video-konferencës perderisa e luftojmë virusin. Bashkë do t’a mundim këtë”, ka thënë kryeministri britanik./Gazeta inFokus/

Kryeministri britanik Boris Johnson ka rezultuar pozitiv për CoVid-19.

-Advertisement-

Në një video të postuar në Twitter pak minuta më parë, Kryeministri, Boris Johnson, konfirmoi se ai kishte zhvilluar simptoma të buta – “një temperaturë dhe kollë të vazhdueshme” – gjatë 24 orëve të fundit dhe, me këshillën e shefit të mjekësisë, ai mori një provë e cila u kthye pozitive për koronavirusin.

Johnson tha se ai po izolohet dhe po punon nga shtëpia.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera