Lajme

Kryeministri Hoti zihet në rrenë për emërimin e Shalës si konzull

Autori: Gazeta inFokus 20:21 | 25 November 2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë ditës së sotme për emërimin e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës Kosovës në Pragë të Çekisë, Flakron Shalës, ka thënë se është njoftuar nga mediat.

“Për emërimin e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës Kosovës në Pragë të Çekisë, jam njoftuar nga mediat. Ky emërim nuk është koordinuar me mua. Qeveria është në proces të analizimit dhe rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike”, tha ai.

Lexo Edhe:
Arrestohet hoxha Osman Musliu
Por në një dokument thuhet se dekreti i Presidentit për emërimin e Shalës si Konsull i Përgjithshëm në Çeki, i është dërguar edhe kryeministrit Hoti më datën 20 tetor 2020.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera