Lajme

Kryeministri Hoti tregon nëse do të ketë pasoja për Rakiqin dhe Listën Serbe pas deklaratave të djeshme

Autori: Gazeta inFokus 20:46 | 08 July 2020

Kryeministri Avdullah Hoti është sqaruar pas deklaratave të djeshme të zëvendëskryeministrit Goran Rakiq dhe Listës Serbe se do ndjekin vendimet e presidentit serb Vuçiq dhe për atë të kufizimit të lëvizjes në katër komunat e veriut të Kosovës.

Hoti tha se Rakiq mban në zyre të gjitha simbolet e Kosovës dhe se deklarimet e djeshme nuk kanë qenë të tij.

Ndërsa sa i përket atyre të Listës Serbe, Hoti tha se nuk mund të kontrolloj deklaratat e partive politike.

-Advertisement-

“Rakiq i përdorë të gjitha simbolet e Kosovës. Deklarimet e djeshme nuk kanë qenë të tij. Kushdo që bie ndesh me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, përballet me pasoja”.

“Sa i përket deklarimeve të Listës Serbe, unë nuk i kontrolloj partitë politike se çfarë deklarojnë. Në cilindo rast që ndonjë nga kabineti qeveritar bie ndesh me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës unë ndërmarr veprim adekuat. Është çështje e tyre se si janë deklaruar por brenda Republikës së Kosovës vlejnë vetëm ligjet e Kosovës. Nuk ka karantim në veri, asnjë organ që vendosë karantimin atje nuk mund ta bëjë këtë pa vendim të Qeverisë së Kosovës”.

Hoti tha se nuk ka karantim në atë pjesë, pavarësisht se dje u lajmërua nga shtabet e komunave në veri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera