Lajme

Kryeministri Hoti thotë se ata që nuk i respektojnë masat do të përballen me ligjin

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 01 August 2020

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se policia e inspektorati do të zbatojnë ligjin ndaj atyre që nuk i respektojnë masat e qeverisë, raporton Gazeta Express.

Hoti ka deklaruar se sot është takuar me ministrin Zemaj dhe ekspertët shëndetësorë për të vlerësuar situatën me Covid-19.

“Bashkë me Ministrin Zemaj, drejtorin e SHSKUK-së, Drejtorin e IKSHP-së dhe me ekspertë shëndetësorë, sot kemi vlerësuar situatën me covid-19 dhe përgatitjet që duhet të ndërmarrim në javët në vijim. Është vlerësim i përgjithshëm se momentalisht (në mungesë të vaksinës) i vetmi shpëtim është zbatimi rigoroz i masave: maska, distanca, higjiena dhe evitimi i grumbullimit në masë të qytetarëve. Institucionet shëndetësore janë në maksimumin e kapaciteteve të tyre. Në javët në vijim duhet të krijojmë kapacitete shtesë me shtretër dhe staf shëndetësorë”, ka shkruar Hoti.

-Advertisement-

Kryeministri është shprehur se pas konsultimeve lidhur me situatën të gjithë ata që nuk i respektojnë masat do të përballen me ligjin.

“Pas këtij diskutimi, me Ministrin Veliu, Drejtorin e Policisë, Kryeshefin e AVUK-ut dhe Drejtorin Ekzekutiv të Asociacioni të Komunave të Kosovës, kemi bërë konsultimet e nevojshme për punën e përbashkët në terren të policisë dhe inspektoratit në mbikëqyrje të masave. Kosova asnjëherë nuk do të shndërrohet në shtet policor, por jemi të obliguar që të ruajmë jetën e qytetarëve. Prandaj, policia dhe inspektorati do të zbatojnë ligjin ndaj atyre që nuk po i respektojnë masat”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera