Lajme

Kryeministri Hoti publikon fragmente nga nënshkrimi i marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë

Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 19 September 2020

Kryeministri Avdullah Hoti ka publikuar në Facebook fragmente nga nënshkrimi i marrëveshjeve në Shtëpinë e Bardhë.

Marrëveshja u quajt historike nga Shtëpia e Bardhë dhe vetë Hoti.

Pavrësisht kësaj ajo nuk u mirëprit nga të gjithë. Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje vazhdojnë të mos e pranojnë.

-Advertisement-

Kosova dhe Serbia më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë janë pajtuar të zbatojnë një sërë marrëveshjesh të arritura tashmë, siç është ajo për autostradën mes Kosovës dhe Serbisë, ajo për hekurudhat dhe për linjën ajrore.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik.

Me këtë marrëveshje, Kosova është pajtuar që brenda një viti të mos kërkojë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, kurse Serbia në anën tjetër, është pajtuar që brenda një viti të ndalë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në bazë të marrëveshjes, Kosova do t’i bashkohet “zonës së mini-Schengenit”, që është krijuar më 2019 dhe ku tashmë marrin pjesë, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Në marrëveshje gjithashtu përmendet edhe Liqeni i Ujmanit, ku thuhet se palët do të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë për një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të këtij liqeni, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

Thuhet edhe se Kosova dhe Izraeli e pranojnë njëra tjetrën, dhe se Serbia do ta zhvendos ambasadën nga Tel Aviv në Jerusalem.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera