Lajme

Kryeministri Hoti: Javën tjetër Grenelli mund të na ftojë në Washtington

Autori: Gazeta inFokus 21:16 | 10 July 2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se javën e ardhme ka gjasa që i dërguari i posaçem i Presidentit Amerikan Donald Trump, Richard Grenell t’i ftojë në Washtingon për vazhdimin e bisedimeve për dialogun Kosovë – Serbi, shkruan Gazeta Metro.

Hoti tha se brenda javës së ardhshme do të ftohen, por nuk e di me siguri datën pasiqë siç tha ai nuk varet nga ai.

“Unë mendoj se brenda javës së ardhshme do ta marrim ftesën për të shkuar në Washtingtom dhe do ta dimë datën e saktë. Kemi pasur konsultime intensive me Grenell, ata kishin gatishmërinë që takimi të mbahet, por ne kemi kërkuar që të shtyhet takimi për një datë tjetër dhe tani po presim që Grenell të caktojë një datë ku do të takohemi të dy palët”, tha Hoti në Rubikon.

-Advertisement-

Hoti tha se ka qenë e natyrshme që anulimi paraprak të anulohet për shkak të propozim të aktakuzës që është ngritur ndaj Presidentit Hashim Thaçi.

“Ka pasur mendime të ndryshme, besoj se ka qenë e kuptueshme që pas asaj që ndodhi që ishte e papritur ne ishim rrugës për atje, ka qenë e natyrshme që të mos ndodh ai takim”, shtoi ai.

Ndryshe, Hoti ka shtuar është në pritje të rrjedhjes së ngjarjeve rreth Gjykatës Speciale dhe të rejat nga Presidenti Hashim Thaçi, por momentalisht nuk mund të flas rreth tyre pa i ditur proceset.

“Ajo çka mund të them se nuk mund të bisedohet deri sa Presidenti mbahet atje. Varet nga zhvillimet në Hagë, dhe ajo çka mund të konsultohemi me partitë politike pas kësaj”, u shpreh Kryeministri.

Hoti, gjithashtu tha se vazhdimi i dialogut është shumë i rëndësishëm, dhe pala kosovare duhet tëtregojë maturi, dhe përgjegjësi ndaj kësaj çështjeje.

“Është temë e rëndësishme dhe duhet të jemi shumë të kujdeshëm ndaj saj. Pala kosovare duhet të trgojë maturi në çështjen e dialogut Kosovë – Serbi”, tha Hoti.

Kujtojmë, që Hoti kishte anuluar udhëtimin në Washtington për datë 27 qershor për shkak të propozim aktauzës ndaj Presidentit Thaçi.

“Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për tu marrë me situatën. E kam njoftuar Ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë”, kishte thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera