Lajme

Kryeministri Hoti do të takojë ambasadorin e Amerikës

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 05 June 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, të premten do të takojë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosonett.

Kështu është bërë e ditur në komunikatën nga zyra e kryeministrit, shkruan Gazeta Infokus.

Takimi pritet të mbahet në zyrat e Qeverisë së Kosovës rreth orës 15:45.

-Advertisement-

Kuvendi i Kosovës të mërkurën votoi qeverinë e re të udhëhequr nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Qeveria mori mbështetjen e 61 deputetëve. Koalicioni i ri qeverisës përbëhet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Lista Serbe dhe partitë e tjera të komuniteteve joshumicë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera